Arkiv

Arkiv për Kategorinë ‘Mbrojtja dhe ruajtja e ambientit’

Ambient i shëndetshëm – për njerëz të shëndetshëm

Meadow• Mirëmbajtja dhe pastrimi i vazhdueshëm i mbeturinave në tërë komunën e Podujevës – përmes partneritetit publiko-privat

• Rregullimi i së paku një parku brenda vitit në zonat e Qytetit (Podujeva I,II,III)

• Pastrimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e lumit Llap dhe lumenjve tjerë, që nga burimet e tyre (në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, agjencionet ndërkombëtare dhe rajonale)

• Përkufizim i trasesë së lumit Llap

• Rregullimi i shtratit të lumit brenda qytetit

• Rregullimi i përroskës nga Dumnica në Sfeqël ( Pusat e Surkishit )

• Rregullimi dhe mirëmbajtja e Parkut të Paqes, përmes partneritetit publiko-privat

• Rregullimi i oborreve të shkollave përmes financimit publik dhe punëve vullnetare më nxënësit e stafin arsimor

• Rregullimi i hapësirës te Liqeni I Batllavës ( NËN PENDË ) .

• Rregullore mbi Gjuetinë, Peshkimin, dhe Ambientin tek Liqeni i Batllavës

• Mbjellja e drunjve dhe gjelbërimi i zonave të ndryshme në qytet

• Ndërtimi i një parku dhe lapidari kushtuar forcave britanike të KFOR-it, në vendin ekzistues të KEK (Korporata Elektroenergjetike e Kosovës)

• Ngritja e nivelit higjienik të qytetit – vendosja e shportave dhe WC-ve publike

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.